Ballina Lajme Kosovë Vuçiç: Mund të na vrisni të gjithëve, por kurrë nuk do ta...

Vuçiç: Mund të na vrisni të gjithëve, por kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën si një shtet i pavarur “as formalisht, as joformalisht”.

Marketing

“Presioni ndaj Serbisë për të njohur Kosovën është thelbi. Për të mos thënë që na e shkatërruan ushtrinë. Mesazhi im më i rëndësishëm është se ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Mund të na vrisni të gjithëve. Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën e pavarur! Ne jemi gati dhe flasim gjithmonë, por harrojeni njohjen e Kosovës”, tha thënë Vuçiç.

Ai tha se druhet se situata do të përkeqësohet, prandaj theksoi se Serbia do të marrë vendime të rëndësishme në ditët në vijim, por nuk specifikoi se me çfarë kanë të bëjnë ato vendime.

“Është mjaft keq të jetë një epilog, por kam frikë se do të jetë më keq. Nuk thashë rastësisht se do të marrim vendime në ditët në vijim. Kanë gënjyer gjatë gjithë kohës…”, tha Vuçiç.

Sipas asaj që thotë Vuçiç, serbët u revoltuan sepse nuk duan ta durojnë më terrorin e Kurtit.

Exit mobile version