Vuçiç për incidentet në veri të Kosovës: Nuk do të rrijmë duarkryq

Pas tensioneve në Veri të Kosovës, ka reaguar Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Marketing

Në një takim të organizuar nga Partia e tij Progresive Serbe në Beograd, Vuçiç është shprehur se do të ruaj paqen dhe se për aktet e ndodhur në veri të Kosovës, Serbia nuk do të rrijë “duarkryq”.

“Nuk ka pasur krizë më të rëndë apo më të madhe në Kosovë. Menjëherë pas këtij takimi do të mbledhim Këshillin Kombëtar të Sigurisë për të biseduar lidhur me incidentet në Zveçan dhe atë që pritet të ndodhë më pas. Na kanë vënë me shpatulla pas murit, nuk kemi ku të shkojmë veçse të mbrojmë vendin dhe popullin tonë. Ne do të kërkojmë paqe, por ju them se Serbia nuk do të rrijë duarkryq në këtë situatë”,-ka thënë Vuçiç

Kujtojmë që ditën e sotme ka pasur përplasje mes policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan. Shkak u bë hyrja në objektet komunale të 3 kryetarëve të dalë nga zgjedhjet e 23 Prillit.

Marketing