Vuçiq: Do të vazhdojë të insistojë në formimin e Asociacionit

Presidenti i Serbisë, Aleksandra Vuçiq, tha sot në Pekin se do të vazhdojë të insistojë në formimin e Asociacioniti të komunave me shumicë serbe sepse është obligim juridik, të cilin siç tha ai “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron të përmbushë”.

Marketing

“Ai thotë qartë dhe publikisht se nuk dëshiron dhe nuk do të formojë diçka që është obligim juridik ndërkombëtar i Prishtinës”, tha Vuçiq.

Duke komentuar deklaratën e Kurtit se ai është fajtor për nxitjen e Asociacionit, Vuçiq thotë se është mësuar të jetë gjithmonë fajtor për gjithçka, por këtë e pranon, raporton Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv.

“Ai ka të drejtë, unë jam fajtor që kam këmbëngulur në këtë, se kam këmbëngulur në zbatimin e detyrimeve të marra nga e drejta ndërkombëtare. Unë jam fajtor për këtë, e pranoj”, tha presidenti i Serbisë, transmeton Klankosova.tv

Marketing