Ballina Lajme Rajon Vuçiq kërkon të trajtohet në OKB si Bideni, acarohet me thirrjet e...

Vuçiq kërkon të trajtohet në OKB si Bideni, acarohet me thirrjet e ushtarëve amerikanë ”Kosova, Kosova, Kosova”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po pret që të trajtohet njëjtë sikurse presidenti amerikan, Joe Biden, në pjesëmarrjen e tyre në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Marketing

Kjo sipas tij, për t’ju mundësuar njëjtë edhe atij të flasë 20 minuta para të pranishmëve, për të cilën çështje tha se asnjë i gjallë s’do ta ndalojë, transmeton klankosova.tv.

“Nëse Biden mund të flasë për 20 minuta, mundem edhe unë!”.

”S’kam problem me këtë, askush i gjallë s’do të më ndalojë, të gjithë jemi të barabartë. S’më mbyllin dot!”.

Mbi këtë fjalim ai paraprakisht njoftoi se më së shumti do të flasë për Kosovën, ndërsa dhe shprehu acarimin e tij për thirrjet e ushtarëve amerikanë.

E gjitha referuar faktit se gjatë përshëndetjes me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ushtarët amerikanë bërtisnin ‘’Kosova, Kosova, Kosova’’.

“Jemi mësuar me këtë, do të durojmë”.

”Do të kem takime me zyrtarët më të rëndësishëm amerikanë dhe do të pyes se si e interpretojnë ata shkeljen e rezolutës 1244″.

Marketing
Exit mobile version