Ballina Lajme Rajon Vuçiq nga Spanja: Biseduam edhe për situatën në Kosovë

Vuçiq nga Spanja: Biseduam edhe për situatën në Kosovë

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po merr pjesë në Samitin Politik Evropian në Granada të Spanjës.

Marketing

“Kemi pasur biseda të vështira. Biseduam si delegacion me rreth 25 liderë botërorë. Morëm pjesë edhe në panelin e energjisë. Biseduam për situatën në rajon, por edhe atë në Kosovë”, tha Vuçiq, raporton B92, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq shtoi se sonte ka bisedime me Borellin dhe Emmanuel Macronin.

“Duhet të përpiqeni për vendin tuaj, nuk premtoj asgjë, shpresoj se do t’ia dalim. Ne nuk po konkurrojmë nëse do t’i ndodhë diçka e keqe Prishtinës, nuk keni dëgjuar kurrë që ne të avokojmë për vendosjen e sanksioneve ndaj tyre”, citohet të ketë thënë presidenti i Serbisë.

“E pres edhe Mitsotakis. Nesër në seancën e Këshillit Evropian tema do të jetë Kosova disa do të mundohen të flasin për Serbinë në mënyra të ndryshme”, tha ai.

“Kam biseduar me të gjithë për të gjitha temat, nesër është një seancë e rëndësishme, kështu që do të shohim se si do të shkojë. Më vonë sonte do të mund t’ju jap më shumë informacion”, deklaroi Vuçiç para gazetarëve në Granada.

Ai shtoi se nuk ka biseduar me përfaqësuesit nga Prishtina pasi siç ka thënë ai, nuk duan as të flasin.

Marketing
Exit mobile version