Vuçiq: Parlamenti Evropian nuk duhet të pyetet në lidhje me Kosovën

Aleksandar Vuçiq ka thënë se Parlamenti Evropian nuk duhet të pyetet në lidhje me Kosovën.

Marketing

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Parlamenti Evropian nuk duhet të pyetet në lidhje me Kosovën.

Ai ka insistuar se Serbisë i takon që t’i mbrojë interesat e saj. “Nuk e di se çfarë lidhje ka kjo me ta”, deklaroi Vuçiq për mediat serbe.

“Kjo nuk ka lidhje me realitetin. Shikojeni se çfarë është duke ndodhur në Prishtinë, në botë”, shtoi ai.

Vuçiq ka parashikuar periudhë të vështirë edhe për shumë shtete të fuqishme botërore.

“Periudhë e vështirë i pret shumë fuqi botërore, pikërisht për shkak të problemeve të tyre të brendshme”, u shpreh Vuçiq.