Vuçiq: Radojiçiq armët i mori në Serbi dhe Kroaci, nuk mund t’ia dorëzoj Kosovës

“Nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiqin në Prishtinë, sepse ne nuk e njohim Kosovën, ai ishte aleat i ngushtë i imi, por jo mik”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marketing

Ai është pyetur nëse Beogradi i ka planifikuar ngjarjet në Banjskë dhe nëse i kishte pajisur një grup serbësh me armë dhe për fotografitë e Policisë së Kosovës, të cilat tregojnë se shumica e armëve të konfiskuara janë prodhuar në Serbi. Vuçiq ka thënë “se është gjithmonë më e lehtë të akuzosh Beogradin”.

“Kush do ta besojë se në fakt është diçka ndryshe, pothuajse askush”, tha Vuçiq.

Presidenti serb pretendoi edhe për Sky News se “pjesëtarët e Policisë së Kosovës përdorin edhe armë të prodhuara në Serbi, por se Serbia nuk ua ka shitur atyre”.

“Ata djem që i ndiqnin serbët dhe që janë nga Policia e Kosovës, mbanin AK të prodhuara këtu në Kragujevc”, tha Vuçiq.

Presidenti serb arsyetohet se është e lehtë të gjesh armë dhe jo vetëm në tregun e zi.

“Njerëzit gjithmonë do t’i mbështesin njerëzit që duan të mbrojnë, sepse nga këndvështrimi ynë, nga këndvështrimi i serbëve, ajo është pjesë e Serbisë, sipas Kushtetutës sonë, është një kënd tjetër që duhet ta shikoni. Prandaj them që nuk është diçka që lejohet, por them që nuk është aq e vështirë”, tha Vuçiq.

Ai foli për Sky neës edhe për terroristin Milan Radoiçiqin.

Autoritetet gjyqësore serbe e akuzojnë Radoiçiqin se kinse ka blerë armë, municione dhe eksploziv nga Tuzla që nga janari, duke i dorëzuar ato në territorin e Beogradit dhe më pas i ka ruajtur në territorin e Kosovës. Ndërkohë, Bosnja dhe Hercegovina mohoi se armët ishin nga Tuzla.

Tani presidenti i Serbisë paraqet detaje të reja duke iu referuar deklaratës së Radoiçiqit.

“Djali që u mor në pyetje në procedurën paraprake tha se ka blerë diçka në Serbi, diçka në Kroaci, diçka në Bosnje e Hercegovinë, le ta kontrollojmë tani”, tha ai.

Vuçiq është përgjigjur pozitivisht në pyetjen nëse Radoiçiq është aleati i tij i ngushtë.

“Nuk ka dyshim, ai ka qenë nënkryetar i Listës Serbe”, tha ai.

Megjithatë, ai nuk mund të thotë se ishte shoku i tij.

“Ai u akuzua. Ishte një krim i madh, i madh”, theksoi Vuçiq.

I pyetur se pse nuk e ekstradon Radoiçiqin në Prishtinë, Vuçiq përgjigjet me një pyetje: “Po tallesh me mua apo çfarë? Po ju them kështu sepse e dini se ne nuk mund të ekstradojmë askënd në Prishtinë, sepse nuk e njohim Kosovën si shtet”, tha Vuçiq.

“Kishte mijëra krime të rënda dhe edhe pse ne jemi anëtarë të OKB-së, ata nuk ekstraduan askënd në Beograd.