Vuçiq: S’e japim asnjë pëllëmbë të Kosovës (VIDEO)

E zgjodhën Bijelinën e Bosnjës që të festojnë 15 shtatorin Ditën e Unitetit të serbëve.

Marketing

Вратете го видот на која било возраст со овој метод…не се потребни операции !!!
Nikoqir të ngjarjes janë presidenti Republikës serbe në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Edhe këtu ai e pati më shumë me shtetin e Kosovës të cilin nuk e njeh e të cilin e konsideron pjesë përbërëse të shtetit të tij.

“Serbia është duke u përballur me sfida të mëdha. Janë hedhur Kosovës dhe duan të na marrin nga dora jonë me çdo çmim. Po e bëjnë këtë dhe nuk po tregojnë pse e qysh, duan ta përfundojnë atë që kanë filluar. Ju them atyre që duan të na merrnin tokën për nga gjatësia e gjerësia, ne asnjë pëllëmbë nuk do ua japim” – tha Vuçiq

Gjatë seancës së të mërkurës në parlamentin serb, Vuçiq, pranoi se para disa viteve ishte në favor të demarkimin e kufijve me Kosovën, por që tani e sheh si zgjidhje të pamundur.

Marketing