Vuçiq: Serbia s’do e sulmojë Kosovën, përmend një premtim që ua ka dhënë amerikanëve

Beograd, 17.01.2020. -Predsednik Srbije Aleksandar Vucic i srpski clan Predsednistva Bosne i Hercegovine Milorad Dodik odrzali su konferenciju za novinare, danas u zgradi Generalnog sekretarijata predsednika Republike u Beogradu. Uz vest Bete. (BETAPHOTO/Predsednistvo Srbije/Dimitrije Goll/MO)

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuciq, ka mohuar idenë se Serbia do ta sulmojë Kosovën, duke e përmendur një premtim që ai ua ka bërë amerikanëve.

Marketing

Vuciq ka deklaruar se ka sulme te orkestruara ndaj Serbisë nga disa qendra rajonale dhe se politikanët në Kosovë po rrejnë kur thonë se Serbia do ta sulmojë Kosovën.

“Vetëm rrena po flasin politikanët në Prishtinë që Serbia do ta sulmojë Kosovën. Ka sulme të orkestruara ndaj Serbisë nga disa qendra rajonale kinse ne jemi ata që po ua mbajmë anën. Amerikanët dhe të tjerët e dinë çfarë ju kam premtuar se “unë do ta ruaj paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Përveç kësaj, Vuçiq ka folur edhe për takimin që ai ka pasur me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, për të cilin takim ai ka thënë se mund të shkruaj një libër.

“Nuk mund të jap detaje nga kjo bisedë por nga ky takim unë mund ta shkruaj një libër”.

Presidenti i Serbisë ka diskutuar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin ka thënë se do të vazhdoi pas zgjedhjeve të 3 prillit që do të mbahen në Serbi.

“Serbia duhet t’i kthehet dialogut me Kosovën pas zgjedhjeve të 3 prillit që të ecet para me marrëveshjen gjithëpërfshirëse.”

Marketing