Ballina Aktuale Vuçiqi nën presion të madh të brendshëm, i kërkohet të shpall okupimin...

Vuçiqi nën presion të madh të brendshëm, i kërkohet të shpall okupimin e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nën presionin e madh të brendshëm që autoritetet në Beograd të shpallin okupimin e Kosovës, pasi sipas tyre vetëm KFOR-i mund të jetë ushtria e vetme që përkujdeset për sigurinë e vendit dhe të qytetarëve, shkruan e përditshmja serbe Novosti, transmeton Telegrafi.

Marketing

Këtë informacion “Novosti” pretendon se ia ka konfirmuar një bashkëbisedues që mban pozitë të lartë në qeverinë e Serbisë, se një opsion i tillë është duke u shqyrtuar prej kohësh nga bashkëpunëtorët e afërt të shefit të qeverisë serbe, si dhe nga zyrtarët e lartë ushtarak.

Ky shqyrtim është intensifikuar edhe më shumë pas kërkesës së ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, nga i cili kërkon që UNMIK-u të largohet nga Kosova.

Sipas “Novosti” autoritetet në Prishtinë janë trimëruar nga ngjarjet e fundit dhe kërkesës për largimin e UNMIK-ut nga Kosova, sa që me një shpejtësi të madhe miratuan në parim tre projektligjet me të cilët parashihet transformimi i FSK-së në ushtri.

Lidhur me zhvillimet e fundit ka reaguar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili ka deklaruar se ushtria e Kosovës po formohet që t’i kërcënojë serbët dhe Serbinë.

“Derisa Rezoluta 1244 është në fuqi, në Kosovë nuk mund të ketë kurrfarë force tjetër të armatosur përpos KFOR-it. Në ushtrinë e Kosovës në të cilën nuk ka serbë dhe kundër të cilës janë serbët dhe Serbia, është ushtria që është formuar për t’i kërcënuar serbët dhe Serbinë”, ka shtuar Vulin.

Marketing
Exit mobile version