Vuçiqi takohet me Putinin në Kinë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka takuar Vladimir Putinin, presidentin e Rusisë.

Marketing

Ai ka thënë se me Putinin nuk pati takim dypalësh, por vetëm se ka folur shkurt me të.

“Pashë se Putini po shpërthente nga vetëbesimi”, u ka thënë ai gazetarëve serbë në Pekin, duke shtuar se presidenti rus kishte bisedime të gjata me homologun kinez Xi dhe kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Vuçiq ka shtuar se ka folur me Orbanin, raportoi Danas.

Ndërsa, me presidentin Xi ka thënë se ka folur për tema të rëndësishme, përfshirë edhe për Kosovën.

Marketing