Vulin: Nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut do të fillojnë sulmet ndaj Serbisë dhe Vuçiqit

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, thotë se kryeqyteti i Maqedonisë Veriore është shndërruar në një qendër të shërbimeve të inteligjencës të cilat po organizojnë sulme të orkestruara ndaj Aleksander Vuçiqit.

Marketing

Ai thotë se këto shërbime veprojnë në Shkup dhe marrin financa nga burime të panjohura, shkruan ‘novosti’.

Sipas tij tashmë Shkupi është shndërruar në atë se çfarë ishte Budapesti dikur, një qendër e punës së shërbimeve të huaja të inteligjencës të cilat veprojnë kundër Serbisë.

Këto komente ai i ka bërë pas takimit që kanë pasur kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, dhe kryetari i Unionit të Serbisë, Dragan Djilas në Shkup, të cilët kanë diskutuar për protestat masive civile që po organizohen në Beograd.

“Shkupi është bërë një hapësirë nga e cila po fillojnë dhe nga të cilat do të nisin sulme kundër Serbisë dhe presidentit të saj”, ka thënë Vulin.