Shpërthimi i vullkanit në ishullin e vogël të Strombolit, në Itali, ka rrezikuar edhe turistët. Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momente kur turistët largohen me varkë të tmerruar, ndërkohë që shtëllunga e tymit të vullkanit përhapej me shpejtësi.
Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar nga vullkani i Strombolit, i cili është një ndër tre vullkanet aktivë në Itali.