EVN Maqedoni bëri donacion të gjithsej 6000 fidanëve të llojit të pemës “Pisha e
zezë – Pinus Nigra” me qëllim të pyllëzimit të pjesëve të djegura të rajonit të Dellçevës. Gjithashtu, në kuadër të programit “EVN Vullnetarizon”, nga ana e punonjësve të EVN u realizua edhe aksion vullnetar për pyllëzim të hapësirës prej 3 hektarëve në lokalitetin e djegur Branigrad në afërsi të fshatit Star Istevnik. Një grup prej 33 vullnetarësh gjatë ditës së djeshme arritën të mbjellin të gjithë fidanët nga donacioni i përgjithshëm me mbështetje nga ndërmarrja publike “Pyjet Nacionale”.
Në këtë aksion vullnetar mori pjesë edhe menaxhmenti i EVN Maqedoni dhe Elektrodistribuimi të cilët së bashku thanë: “EVN në të gjitha aktivitetet e saja i vendos parimet e përgjegjësisë shoqërore dhe synon në përmirësimin e cilësisë jetësore. Me këtë aksion kontribuojmë për shëndetin e qytetarëve dhe gjeneratave të ardhshme në plan afatgjatë”.
Gjatë pesë viteve të fundit, përmes projektit “EVN Vullnetarizon”, punonjësit arritën të rrisin ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe kompanive se të gjithë njerëzit kanë kualifikime dhe aftësi të veçanta të cilat mund t’i shfrytëzojnë për të mirën e komunitetit.
Programi “EVN Vullnetarizon” zyrtarisht filloi në korrik të vitit 2017. Deri më tani, 600 punonjës kanë realizuar 53 aksione në grupe të mëdha dhe të vogla. Vullnetarët i përkushtojnë orët e tyre të punës në përmirësimin e cilësisë jetësore në lokacione të ndryshme të vendit. Programi mundëson mbështetje të plotë të punonjësve gjatë realizimit të aktiviteteve, pra nga dhënja e idesë e deri te realizimi.