Wagner ndalon avancimin drejt Moskës, Lukashenko arrin marrëveshjen Prigozhin-Putin

Udhëheqësi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin ka pranuar të ndalojë avancimin e trupave të tij drejt kryeqytetit rus.

Marketing

Ky fakt është bërë i ditur nga presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, i cili ka zhvilluar bisedime me Prigozhin.

BBC shkruan se udhëheqësi i Wagner ka rënë dakord të ndalojë trupat e tij dhe të “de-përshkallëzojë situatën”,

Lajmi është bërë i ditur në kanalin zyrtar Telegram të presidencës bjelloruse, ku thuhet se kreu i grupit mercenar Wagner kishte rënë dakord të ndalonte lëvizjen e mëtejshme të luftëtarëve të tij nëpër Rusi.

Një marrëveshje për të garantuar sigurinë e trupave të Wagner është gjithashtu në tryezë.

Aleksander Lukashenko është një aleat i ngushtë i Vladimir Putin dhe foli me Progozhin në marrëveshje me presidentin rus, thuhet në deklaratë.

Marketing