Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se Asociacioni i një grupi të ndarë nuk është një zhvillim pozitiv, duke theksuar se nuk i kupton benifitet që mund t’i ketë Kosova nëse e themelon këtë mekanizëm.
William Walker ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është mirë të krijohet.
Walker tha se Asociacioni i një grupi të ndarë nuk është një zhvillim pozitiv, duke theksuar se nuk i kupton se benifitet që mund t’i ketë Kosova nëse e themelon këtë mekanizëm, por, që sipas tij, krijimi i Asociacionit nuk është një gjë e mirë.
“Mendoj që duhet të refuzojë atë lloj propozimi (Asociacionin), ky është mendimi im, ndoshta nuk i kuptoj benifitet e caktuara që vijnë, por, mendoj që nuk është mirë të krijohet. Një popull, një vend ku thoni ku ju dalloni prej të tjerëve dhe të keni disa të drejta të tjera. Për mua nuk besoj që do të ndihmojë këtë vend. Asociacioni i një grupi i ndarë më ndryshe nuk është një zhvillim pozitiv”, ka thënë Walker ne RTV Dukagjini.
Ndryshe, Fondacioni gjerman Friedrich-Ebert, publikoi të hënën një projekt statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, sipas të cilit ky mekanizëm duhet të themelohet në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Drejtuesi i këtij fondacioni në Kosovë, Rene Schlee, tha se projekti ka për qëllim të lehtësojë diskutimin publik mbi asociacionin.
“Kishim synime shumë të qarta derisa e hartuam këtë propozim. Ai duhej të arrinte tri qëllime kryesore, e para të paraqesim një propozim që është në linjë me Kushtetutën e Kosovës dhe sistemin ligjor të saj. E dyta të trajtojë dhe të përfshijë pritshmëritë dhe brengat praktike të qytetarëve nga komunat që pritet të jenë pjesë e asociacionit. Ndërsa e treta të jetë në linjë me marrëveshjet e Brukselit”, tha ai.