Pas polemikave të shumta që krijoi goli i Kylian Mbappe në finalen e Nations League mes Spanjës dhe Francës, finalizim që i dha triumfin dhe trofeun e edicionit të dytë të Nations League përfaqësueses së gjelave.
FIFA ka marrë menjëherë në konsideratë ndryshimin e rregullores në lidhje me pozicionin jashtë loje dhe e ka bërë këtë me një dalje për shtyp të njërit prej trajnerëve më të famshëm në futboll francezit Arsene Wenger i cili aktualisht mban një post drejtuesi në FIFA atë të përgjegjësit të zhvillimit të futbollit në botë.
“Ka shumë mundësi që pozicioni jashtë loje të akordohet automatikisht duke filluar që nga Botërori Katar 2022”, theksoi Arsene Wenger.