WhatsApp duket se po përballet me një defekt pasi përdoruesit nga e gjithë bota po raportojnë probleme me dërgimin dhe marrjen e teksteve në aplikacion.
Downdetector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet në internet në të gjithë globin, ka treguar një rritje numrit e përdoruesve që raportojnë ndërprerjen e WhatsApp.
Teksa aplikacioni ka pak minuta që ka rënë, 6000 persona kanë raportuar në internet se mesazhet e tyre nuk po dërgohen.
Ky nuk është rasti i parë i rënies së aplikacionit më të përdorur për dërgimin e mesazheve.
WhatsApp ka pësuar një ndërprerje të ngjashme vitin e kaluar, po në tetor.
Përdoruesit e WhatsApp po i drejtohen gjithashtu Twitter-it për të raportuar ndërprerjen, ndërsa ende nuk ka reagim nga kompania META.