Ballina Tech & Auto WhatsApp del jashtë funksionit! Përdoruesit nuk mund të dërgojnë, as të marrin...

WhatsApp del jashtë funksionit! Përdoruesit nuk mund të dërgojnë, as të marrin mesazhe

WhatsApp duket se po përballet me një defekt pasi përdoruesit nga e gjithë bota po raportojnë probleme me dërgimin dhe marrjen e teksteve në aplikacion.

Marketing

Downdetector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet në internet në të gjithë globin, ka treguar një rritje numrit e përdoruesve që raportojnë ndërprerjen e WhatsApp.

Teksa aplikacioni ka pak minuta që ka rënë, 6000 persona kanë raportuar në internet se mesazhet e tyre nuk po dërgohen.

Ky nuk është rasti i parë i rënies së aplikacionit më të përdorur për dërgimin e mesazheve.

WhatsApp ka pësuar një ndërprerje të ngjashme vitin e kaluar, po në tetor.

Përdoruesit e WhatsApp po i drejtohen gjithashtu Twitter-it për të raportuar ndërprerjen, ndërsa ende nuk ka reagim nga kompania META.

Exit mobile version