WhatsApp sjell surpriza të reja, ja risia e fundit për përdoruesit

Platforma popullore e mesazheve nga Meta, WhatsApp, së fundmi ka prezantuar një veçori të re që lejon përdoruesit të bllokojnë mesazhet e padëshiruara direkt nga ekranet e tyre.

Marketing

Ky përditësim synon të luftojë përhapjen e mesazheve të padëshiruara dhe t’u japë përdoruesve kontroll më të madh mbi to.

Kjo për faktin se mesazhet e padëshiruara prej kohësh kanë qenë shqetësim për rrjetet si WhatsApp.

Por, me përditësimin e fundit rrjeti social ka për qëllim përmirësimin e privatësisë dhe sigurisë së përdoruesve të tij.

Funksioni i ri u mundëson përdoruesve të identifikojnë dhe bllokojnë mesazhet pa pasur nevojë të kalojnë në aplikacione tjera.

Tashmë WhatsApp tregon një shënim paralajmërues poshtë kontaktit të çdo numri të panjohur. Ky shënim pasohet nga opsionet për ta regjistruar, bllokuar, ose raportuar atë.

Bëhet e ditur se, WhatsApp së shpejti pritet të mbështesë edhe mesazhet ndër-platformë të cilat do të lejojnë shkëmbimin e mesazheve me përdoruesit e platformave tjera.

Marketing