WhatsApp së funmdi duket se po punon për një tjetër risi në ndihmë të përdoruesve.
Ndryshimi që pritet të vendoset në dispozicion të pronarëve të pajisjeve Android, është thirrja në pritje.
Në këtë mënyrë, siç ndodh tashmë për klientët e IOS, do të jeni në gjendje të njoftoheni kur keni një telefonatë të re ndërsa një bisedë tashmë është në proces.
Shërbim që sigurisht do të jetë i dobishëm për të gjithë klientët që mund të përfitojnë nga një mundësi shtesë. Me telefona dhe tableta që përdoren gjithnjë e më shumë për punë, kjo veçori do t’ju njoftojë në kohë reale se kush do ju kontaktojë edhe nëse jeni duke biseduar me dikë tjetër.
Në atë pikë ju mund të zgjidhni nëse do të vazhdoni bisedën në zhvillim ose mbase ta ndërprisni atë. Dhe të zgjidhni për të marrë një të re.
Veçoria, megjithatë, ka një problem të vogël, i cili ndoshta do të përpiqet të korrigjohet në muajt e ardhshëm. Siç u tha, ata që janë në linjë me një person mund të marrin një telefonatë thirrje që paralajmëron ata për një bisedë të re.