Ballina Lajme Maqedoni Williams: Marrëveshja e Ohrit është arritje fenomale e qytetarëve të Maqedonisë së...

Williams: Marrëveshja e Ohrit është arritje fenomale e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut

Në konferencën për “Përtej Ohrit” ishte i pranishëm edhe përpiluesi i draft versionit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrid, Paul Williams që në fjalimin e tij shprehu përvojën e tij, sfidat dhe impresionet e asaj kohe për përpilimin e një teksti që do të përfshinte të gjitha elementet substanciale për të pasur barazinë dhe bashkëjetesën të siguruar në aspektin formalo – juridik, sipas kërkesave të të dyja palëve.

Marketing

“Unë dhe ekipi im aranzhuam një takim me z. Ali Ahmetin në një furrë të braktisur dhe menjëherë me vetëbesim i thashë z. Ahmetit po i sjell menjëherë materialet e mia dhe të gjithë bisedën e zhvilluam për unitetin, unitetit përmes diversitetit, të drejta të barabarta dhe respektin për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe mendova se kjo do të ishte proces , por rezultoi proces intenziv disa ditor. Unë do të sillja draftet e mia, Ali Ahmeti do ulej dhe do të korrigjonte ato dhe më dërgonte përsëri në Tetovë ku kaloja mbrëmjet bashkë me ekipin tim duke rregulluar draft versionet. Ajo që ndikoi tek unë ishte guximi politik për të negociar gjatë asaj periudhe të tensioneve dhe kapacitetin strategjik për të ardhur deri te marrëveshja finale”, u shpreh Williams.

Ai poashtu u shpreh edhe se takimet kanë qenë intenzive, të njëpasnjëshme por gjithmonë kishin një drejtim të vetëm, unitetin, diversitetin dhe barazinë. Duke e krahasuar rrjedhën e proceseve të ngjajshme në shumë vende të botës, si në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë të cilët nuk mund të quhen procese të suksesshme, Williams cilësoi Marrëveshjen e Ohrit si sukses i përbashkët i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Exit mobile version