Ballina Sport Xavi: Do të largohem nga Barcelona në fund të sezonit

Xavi: Do të largohem nga Barcelona në fund të sezonit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka bërë të ditur se në fund të sezonit do ta lërë klubin.

Marketing

Këtë e bëri të ditur trajneri katalunas në një konferencë për media pas humbjes së Barcelonës nga Villareali me rezultat 3:5.

“Kisha vendosur disa ditë më parë, por mendoj se tani është koha. Klubi ka nevojë për një ndryshim të dinamikës”, është shprehur Xavi, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se dorëheqja e tij do ta relaksojë situatën e përgjithshme në klub, teksa përgjegjësinë për rezultatet e mori mbi vete.

“Është bërë një punë e mirë, por mendoj se projekti im si trajner duhet të përfundojë më 30 qershor. Kjo do t’i çlirojë lojtarët. Dua më të mirën për klubin dhe më e mira është që të mos vazhdojë më”, tha ai.

Aktualisht Barcelona është në pozitën e tretë me 10 pikë më pak se kreu i La Ligës, Real Madridi.

Marketing
Exit mobile version