Xhaçka nesër në Shkup, takon Pendarovskin, Osmanin e Xhaferin

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, nesër do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Gjatë vizitës ajo pritet të realizojë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Marketing

“Tema të diskutimit në takimin mes ministrave Osmani dhe Xhaçka pritet të jenë përkushtimi i të dy vendeve për ruajtjen e nivelit të lartë të bashkëpunimit bilateral, procesi negocioues për anëtarësimin e të dyja vendeve në BE, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe dinamika rajonale, duke iu referuar në mënyrë të veçantë Marrëveshjes së arritur së fundmi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thonë nga MPJ.

Krahas takimit me homologun e saj, është paraparë që Xhaçka të realizojë takim edhe me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe Zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë, Artan Grubi.

Marketing