Xhaferi: Do të pres që grupet e deputetëve të deklarohen para se ta vendos në rend dite propozimin për punë onlajn

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi nuk dëshiron të paragjykojë se kur do të mund Kuvendi të votojë për propozimin e tij për plotësimin e Rregullores për punën e Parlamentit, me çka mundësohet që deputetët me test pozitiv për Kovid-19 dhe me vendim për izolim për shkak të kontaktit me person të infektuar të mund onlajn të përfshiehn në punën e Parlamentit dhe trupat e punës. Edhe pse, siç thonë për MIA-n, ka kontakte joformale me deputetët lidhur me propozimin do të presë që grupet e deputetëve edhe formalisht të deklarohen për propozimin për çka do ta vendos në seancë.

Marketing

Për momentin, sipas informacioneve nga Kuvendi, gjashtë deputetë nuk kanë mundësi të marrin pjesë në punën e Parlamentit për shkak të kovid-19.

Xhaferi sqaroi se propozimi ka të bëjë vetëm për deputetët të cilët për shkak të Kovid-19 nuk do të mund të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të komisioneve dhe do të jenë në mjekim shtëpiak ose izolim shtëpiak. Deputetët këtë do të duhet ta dëshmojnë me vendim të Inspektoratit sanitar dhe shëndetësor shtetëror.

Në propozimin, që pritet sot të shpallet publikisht, Rregullorja plotësohet me procedurë për konfirmim se deputeti ka vendim dhe procedurë për thirrje për votim.

Deputeti, thotë Xhaferi, me emër do të bëjë thirrje për të votuar, ndërsa fytyra e tij do të shfaqet në njërin prej ekraneve në sallë. Tani për tani ende nuk është vendosur nëse për këtë do të shfrytëzohen platformat si Zoom, Skajp ose aplikacione të tjera.

“Kjo duhet të zgjidhet në varësi nga ajo që është më e sigurt”, thotë kryetari i Kuvendit.

Propozimi është parashtruar me procedurë të shkurtuar, por Xhaferi nuk deshi të thotë kur ai do të mund të jetë në seancë sepse dëshiron ta dëgjojë mendimin e të gjitha grupeve të deputetëve. Deri më tani, thotë se ka pasur vetëm bisedime joformale me deputetët për propozimin dhe do të dëshironte ta dëgjojë qëndrimin e tyre zyrtar para se ta vendos në rend dite. Duhet të merret parasysh, thotë ai, se të hënë fillon debati i komisionit për Propozim buxhetin për vitin 2021.

VMRO-DPMNE-ja kohën e fundit ishte kundër mbajtjes së seancave në internet, por grupi parlamentar nuk dha komente për këtë mënyrë të funksionimit në distancë gjatë pandemisë me Kovid-19.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikola Micevski tha për MIA-n në mëngjes se ata nuk e kanë parë akoma propozimin, dhe për këtë arsye ata nuk mund të komentojnë mbi të.

Propozimi i Xhaferi është një “linjë” me propozimin e fundit të koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitreski, i cili në fillim të tetorit në një takim koordinues në Parlament shpjegoi nevojën e ndryshimit të Rregullores së punës, në mënyrë që të futet një punë në distancë, por që të veprojë si përjashtim.

Xhaferi dje përmes kumtesës informoi se ka dorëzuar propozim për plotësimin e Rregullores për punën e Kuvendit, duke e pasur parasysh, gjendjen e sapoformuar të shkaktuar nga Korona virusi KOVID-19, duke u nisur nga funksioni i garantuar me Kushtetutë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si organ përfaqësues i qytetarëve dhe bartës i pushtetit ligjvënës të Republikës, i cili organizimin dhe funksionimin e vet e rregullon në pajtim me Kushtetutën dhe Rregullore, nevojitet që dispozitat e Rregullores së Kuvendit të harmonizohen me gjendjen e sapoformuar shëndetësore.

“Ndryshimet e propozuara janë pikërisht në drejtim të arritjes së këtij qëllimi, respektivisht, punës së papenguar të Kuvendit, me mundësimin e punës në largësi, gjegjësisht punës elektronike të deputetëve me prezencë elektronike në seancat e Kuvendit dhe trupave punues, a në të njëjtën kohë mundësimin e realizimit të funksionit përfaqësues”, potencohet në kumtesën e Kabinetit të kryetarit të Kuvendit.

Deri më tani dhjetëra deputetë në periudhë të ndryshme kohore nuk kanë marrë pjesë në punën e Kuvendit për shkak të testit pozitiv të Kovid-19 ose kontaktit me të infektuar.

Marketing