Xhaferi: Importimi i pajisjeve të vjetra të IT-së rrezikon mjedisin jetësor

Rreziku nga ndotje të reja të ambientit vjen edhe nga pajisjet e vjetra të IT-së.

Marketing

Pas alarmit të ngritur nga Oda Ekonomike për rrezikun që për pak vite vendi mund të shndërrohet në deponi të pajisjeve të vjetra, Arianit Xhaferi nga Eco Guerilla thekson përmbajtja e pajisjeve të IT-së vërtetë përbën rrezik për mjedisin, ndërsa fton autoritetet por edhe vetë Odën ekonomike që të themelojnë një ndërmarrje e cila do ti bënte zgjidhje këtij rreziku që i kanoset vendit.

“Pajisjet e vjetra të IT-së qofshin ato të importuara nga jashtë apo ato që veç më I kemi brenda territorit, ata përbejnë një rrezik serioz për shkak se mbetjet elektronike duhet menaxhohen në një mënyrë e cila nuk egziston deri tani në Maqedoni. Ato përmbajnë bateri të ndryshme të cilat përbëhen nga material shumë të rënda kimike të cilët mund të shkaktojnë dëme shumë të mëdha në mjedis. Megjithatë alarmi I dhënë nuk është pavend pasi Maqedoni veçmë është një nga deponitë më të mëdha në botë”, tha Arianit Xhaferi, nga Eco Guerilla.

Sipas njohësit të IT-së, Ubejd Idrizi blerja e pajisja të vjetër në vendet e BE-së, është më e lirë, por fton kompanitë që të investojnë më tepër në pajisjet të reja pasi përfitimi nga to është më afatgjatë.

“Mendoj që kryesisht çmimi luan rol të rëndësishëm pasi që pjesët komujuterike të vjetra kanë çmim më të lirë, mirëpo kemi edhe arsyje tjera ku thuhet që pjesët kompjuterike të cilët improhen prej vendeve të fuqishme siç janë Gjermania, Zvicra e kështu me radhë mund të jenë më kualitative. Shpenzimi kuptohet që do të jetë më i madh mirëpo nëse blehen në Maqedoni do të jetë më mirë pasi ato investojnë në një projekt afatgjatë”, tha Ubejd Idrizi, njohës i IT-së.

Ndryshe grupacioni i provajderëve digjitalë pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, pak ditë më parë kërkoi zbatimin e direktivës evropiane e cila lejon importin e pajisjeve të vjetra të IT-së por vetëm për përdorim vetanak.

Marketing