Ballina Aktuale Xhaferi në Kroaci pranoi dekoratën e presidentit të Ukrainës

Xhaferi në Kroaci pranoi dekoratën e presidentit të Ukrainës

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi gjatë mbrëmjes së djeshme në Kroaci ka pranuar dekoratën “Jarosllavi i Urtë”, e cila jepet nga presidenti i Ukrainës Vlodimir Zelenski. Xhaferi tha se është mirënjohës ndaj presidentit dhe popullit ukrainas.

Marketing

“Jam veçanërisht i nderuar që në emër të Presidentit të Ukrainës dhe popullit ukrainas, Kryetari Stefançuk më ndau Dekoratën Jarosllavi i Urtë për merita të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë”, tha Xhaferi.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit sot do të marrë pjesë në Samitin e parë parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë.

Marketing
Exit mobile version