Ballina Lajme Maqedoni Xhaferi: Qytetarët u zhgënjyen, presim sinjal pozitiv nga BE

Xhaferi: Qytetarët u zhgënjyen, presim sinjal pozitiv nga BE

Çështjet e hapura zgjidhen vetëm përmes besimit reciprok, dialogut, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë, deklaroi kryeparlamentari Talat Xhaferi në fjalimin e tij në takimin e kryeparlamentarëve të Ballkanit Perendimor, në Brdo të Sllovenisë. Tha se vendi i ka bërë të gjitha reformat e kërkuara dhe pret përmbushjen e premtimeve nga BE. Por përkujtoi se besimi i qytetarëve, po zbehet nga pritja e gjatë.

Marketing

“Fatkeqësisht, për momentin, kontesti i sapoimponuar me Republikën e Bullgarisë, si politikanë, na vë në pozitë të palakmueshme për të kërkuar një shpjegim të arsyeshëm për qytetarët se ka një kërkesë të re, e cila nuk ishte pjesë e kërkesave të mëparshme për vendosjen e datës për fillimin e negociatave, për të cilat kemi punuar me përkushtim dhe pa u lodhur për shkak të premtimit se pas realizimit të tyre, do të pasojë data e shumëpritur për negociata. Bëjmë përpjekje maksimale, por anketat e fundit dhe kontaktet tona të drejtpërdrejta me qytetarët tregojnë një nuancë të dozës së madhe të zhgënjimit dhe mosbesimit se ky proces ndonjëherë do të ketë përfundim të suksesshëm dhe se gjithmonë do të ketë kërkesa të reja, entuziazmi edhe tek qytetarët edhe politikanët mund të zbehet” – tha Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.

Xhaferi pret nga kryesimi slloven me BE-në ndihmesë për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, që sipas tij do të reflektohet edhe në zgjidhjen e çështjeve të tjera të hapura në rajon.

Nëse perspektiva afatgjate evropiane e rajonit është qëllim përfundimtar i përbashkët i të gjitha palëve të prekura, nevojitet diplomaci e jashtëzakonshme dhe e gjithanshme, taktikë dhe pragmatizëm tha Xhaferi.

Tha se parlamenti do të vazhdojë me miratimin e legjislacionit të parashikuar për reforma, megjithatë, ka nevojë për impuls pozitiv në këtë proces.

Xhaferi beson se mesazhi nga Forumi i dialogut të Prespës i mbajtur kohë më parë në Ohër se “Ballkani Perëndimor është pjesa që i mungon Evropës së bashkuar” do të jetë ylli i mëngjesit që do të çojë në kompletimin e mozaikut.

Marketing
Exit mobile version