Xhaferi, uron besimtarët ortodoksë për Krishtlindje

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, uron besimtarët ortodoksë për Krishtlindje.

Marketing

“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ju uroj festën e madhe krishtere – Krishtlindjen. Bashkimi festiv i familjeve, ndarja e fjalëve të bukura dhe mendimeve fisnike, solidarizimi me më pak të lumturit, qofshin ato të afërm apo të largët, të njohur apo të panjohur, Ju përmbushin me paqen dhe qetësinë magjike që e japin festat. Përhapja e mendimeve pozitive të shpresës, besimit, të respektit të ndërsjellë dhe mirëkuptimit, të humanizmit, sakrificës dhe bashkimit, janë obligim i secilit prej nesh. Ky vit ishte veçanërisht i vështirë dhe pikëllues për vendin tonë, për qytetarët tanë dhe unë shpresoj se kurrë më nuk do gjendemi para sfidave të atilla si vend, si qytetarë dhe si qenie njerëzore dhe apeloj te të gjithë Ju të nderuar, të jemi akoma më të përgjegjshëm ndaj vetes, ndaj të gjithëve përreth nesh dhe ndaj shtetit, bashkë dhe të unifikuar ti tejkalojmë edhe krizën pandemike edhe të gjitha sfidat tjera që na dalin si pengesë në rrugë. Drejtoj dëshira të sinqerta për shëndet të mirë dhe shërim të të gjithëve që u prekën nga virusi KOVID-19, dëshira për paqe familjare dhe shpirtërore, për mirëqenie, përparim personal dhe kolektiv në çdo fushë të jetës shoqërore”, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.