XHAFERI: Zgjedhjet presidenciale do të shpallen më 2 ose 3 shkurt

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka thënë se zgjedhjet presidenciale do t’i caktojë më 2 ose 3 shkurt të vitit të ardhshëm.

Marketing

Mbi idenë e zgjedhjes së Presidentit në Kuvend, ai shtoi se është çështje debati kamotshëm mes partive politike, por për realizimin e saj nevojiten ndryshimet kushtetuese. Xhaferi doli në mbrojtje të idesë për ligjin i cili do t’i garantonte beneficione deputetëve, pas përfundimit të mandatit.

“Sa i përket idesë për ligj për deputetët, nuk mund të prononcohem për aspektin ideor. Unë mund të prononcohem për tekstin nëse ka konkrete, apo draft konkret, por hipotetikisht jo. Nuk mund të flas për hipoteza”, u shpreh Xhaferi.

Marketing