Ballina Sport Xhaka flet pas goli të ‘çmendur’ ndaj Man United, këto janë fjalët...

Xhaka flet pas goli të ‘çmendur’ ndaj Man United, këto janë fjalët e tij

Skuadra e Arsenalit e ka fituar takimin ndaj Man United me rezultatin final në 3:1.

Marketing

Ky takimi u zhvillua në kuadër të xhiros së 30’të në Premierligë.
Gol në këtë takim shënoi edhe Granit xhaka i cili ishte edhe goli që vulosi përfundimisht fatin e takimit.

Pas dneshjes Xhaka tha se ndihet shumë i lumtur që shënoi gol ndaj Man United.

“Shumë i lumtur për tre pikët dhe së dyti shumë i lumtur që kam ndihmuar ekipin me një gol. Nuk kam shënuar prej kohësh dhe është mirë ta bëj para tifozëve. Por më së shumti e rëndësishme ishin tre pikët.

“Ne filluam mirë, por ishte një ndeshje 50-50 në pjesën e dytë. United po ushtronte presion dhe bëri shumë më mirë, por ne morëm tre pikët. Penalltia e humbur na ndihmoi.

“Nuk është hera e parë që shënojmë dhe pësojmë menjëherë, e bëmë dy herë kundër Chelseat. Kështu që ne duhet të jemi më të zgjuar dhe të kemi një mentalitet të fortë për pesë minutat pasi shënojmë”, tha Xhaka.

Marketing
Exit mobile version