Ballina Sport Xhaka: Gëzimi i Gjermanisë pas ndeshjes tregon shumë për forcën tonë

Xhaka: Gëzimi i Gjermanisë pas ndeshjes tregon shumë për forcën tonë

Zvicra po përgatitet të përballet me Italinë e Spallettit, në sfidën e vlefshme për 1/8 e Kampionatit Europian, Gjermani 2024, të planifikuar për të shtunën në orën 18:00.

Marketing

Në një prononcim të bërë së fundmi për mediet, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka deklaron se ndeshja ndaj Gjermanisë tregon shumë për forcën e tyre.

“Të them të drejtën, Zvicra ka fituar më shumë respekt falë ndeshjes me Gjermaninë dhe unë besoj se ngazëllimi i çmendur i gjermanëve pas barazimit është provë për këtë. Ne e mbyllëm fazën e grupeve me të fortë dhe me një lojë që ka nxjerrë në pah gjithë karakterin tonë. Nëse shohim se ku ishim 6 muaj më parë, sot shoh një skuadër me një mentalitet krejtësisht të ndryshëm”, deklaroi Xhaka.

Exit mobile version