Ballina Sport Xhaka për derbin ndaj Tottenham: Ne nuk flasim, ne vetëm veprojmë

Xhaka për derbin ndaj Tottenham: Ne nuk flasim, ne vetëm veprojmë

Granit Xhaka është pyetur në lidhje me ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur, në kuadër të Premier League.

Marketing

Kjo përballje është ndër më të luftuarat në Premier League, andaj edhe sonte, më fillim nga ora 20:45 pritet të jetë njëjtë.

Pos rivalitetit të vjetër që kanë këto dy skuadra që nga themelimi, ndeshja do të ketë rëndësi të madhe për shkak se vendos shumëçka në lidhje me pozitën e katërt në ligë.

E, për mesfushorin kosovar është mirë që çdo gjë t’i lihet fushës.

Duke mos dashur të komentojë gjatë në lidhje me këtë sfidë, ai tha se skuadra e tij nuk flet, por vepron.

“Ne nuk flasim, ne veprojmë. Do të jetë një ndeshje interesante”, tha ai ndër të tjera.

Arsenali gjendet në pozitën e katërt me katër pikë më shumë sesa Tottenham në tabelë. Një fitore eventuale do ta “betononte” këtë pozitë.

Exit mobile version