Kandidati i PD më i votuar në Dibër, Xhelal Mziu ka dhënë një mesazh mbështetjeje për kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Mziu thotë se misioni i platformës Basha në PD vijon.
Ai shpreh në emër të degës së PD në Dibër, se çdo anëtar i saj është 100% gati për të vijuar betejën me Lulzim Bashën deri në rrëzimin e së keqes.
STATUSI NGA XHELAL MZIU
Misioni i platformës Basha vazhdon!
Platforma Basha ishte dhe mbetet më e mira e këtyre 31 viteve demokraci.
Cdo anëtar i PD të qarkut të Dibrës është 100% i gatshëm për të vazhduar betejën me liderin e saj Lulzim Basha deri në rrëzimin e së keqes dhe triumfin e së mirës.
Përpara me Lulzim Bashën.