“Një takim i frytshëm me përfaqësues të firmës Cime Capital nga Cyrihi i Zvicrës me të cilët diskutuam për investime në Maqedoninë e Veriut, për ecurinë e zhvillimit të sektorëve prioritarë, me theks të veçantë investime në sektorin e energjive të rinovueshëme.
Folëm për kushtet që ofron vendi jonë për investitorët nga jashtë, dhe ndamë mendimin për të ardhmen pozitive që ofron Maqedonia e Veriut për investime nga kompanitë e jashtëme dhe klimën investuese për kompanitë vendore.” – thotë Xhemaili