Ministri pa resor të obliguar për rregullore të përmirësimit të klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Hisen Xhemaili ,në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot realizoi takim me përfaqësuesit e Forumit Kinez të Munihut dhe përfaqësuesit e NINGBO CEEC nga Republika Popullore e Kinës.
Gjatë këtij takimi u diskutuan dhe u ndanë mendimet rreth vendosjes së urave të bashkëpunimit në mes kompanive në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kompanive nga qyteti i Ningbos.
Përfaqësuesit e Forumit Kinez të Munihut dhe përfaqësuesit e Ningbo Ceec nga Republika Popullore e Kinës gjithashtu u njoftuan edhe për përfitimet që Republika e Maqedonisë së Veriut i ofron për investitorët e jashtëm të cilët janë të interesuar që të investojnë te zonat e lira ekonomike.