Xherdan Shaqiri, njeriu i momentit te Liverpool

Nuk ka aspak dyshime se Xherdan Shaqiri është lojtari i momentit te Liverpool

Marketing

Ylli me prejardhje nga Kosova po shijon kohën e tij në ‘Anfield Road’, duke qenë protagonist në sukseset e skuadrës së Jurgen Klopp.

Në katër ndeshjet e fundit në fanellën e Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka qenë thjeshtë i jashtëzakonshëm me përformancën në fushë.

Ndeshjet kundër Chelsea, Huddersfield, Crvena Zvezdës dhe së fundi Cardiffit, kanë qenë për t’u mbajtur mend për Shaqirin.

27 vjeçari në ndeshjen kundër Cardiff ka arritur edhe të shënoi, ke me një lëvizje të bukur në zonë ka nxjerrë nga ‘loja’ gjithë mbrojtjen e skuadrës mysafire.

Këto paraqitje kanë bërë që edhe Liverpool të përgatit një video për paraqitjet e Shaqirit në këto katër ndeshje

Marketing