Xholev: Obstruksionet me AKMIS ishin të mëdha gjatë kohës së qeverisë së kaluar

Gjykata bashkëpunon me Prokurorinë Publike, situata me AKMIS dhe keqpërdorimet të zgjidhet sa më shpejtë, thotë njeriu i parë i Gjykatës Penale, Ivan Xholev.

Marketing

“Obstruksionet me AKMIS ishin të mëdha dhe nuk janë vetëm te pjesa e 860 lëndët e keqpërdorura”, thotë ai.

“Kishte më shumë grupe, nëngrupe që nuk flisnin njëri me tjetrin, nuk komunikonin dhe gjykata funksiononte në bazë të individëve dhe jo siç duhet si kolektiv. Ishte lënë në mes të rrugës, nuk kishte sekretarë, udhëheqës gjykate, nuk kishte kontabilist, as kryetar gjykate”, thotë Xholev.
Xholev thotë se kjo situatë ka mbretëruar gjatë kohës së ish pushtetit.