Ballina Showbiz Yjet e Popit i këndojnë isha-ve të tyre, dhimbja kthehet në hit

Yjet e Popit i këndojnë isha-ve të tyre, dhimbja kthehet në hit

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një sërë komentesh në lidhje me këngët e reja të dy këngëtareve me famë botërore për ish-partnerët e tyre. Bëhet fjalë për Miley Cyrus dhe Shakirën të cilat po pushtojnë top-listat botëtore me hitet e tyre të fundit.

Marketing

Këngëtaret kanë shprehur historinë e tyre nëpërmjet muzikës duke arritur shifra me miliona shikues.

Platforma Spotify njoftoi të premten se “Flowers” e Miley ka thyer një rekord për kohën më të shpejtë që ka arritur në 100 milionë transmetime që nga publikimi më 12 janar.

Ndërkohë “kënga hakmarrëse” e Shakirës për ish-partnerin e saj Pique fitoi më shumë shikime në 24 orët e para në YouTube se çdo këngë latine në histori.

Më 13 janar, Miley Cyrus publikoi “Flowers”, kënga e parë e albumit “Endless Summer Vacation”, të cilin fansat e saj mezi e presin në mars.

Pak orë në internet dhe fansat kanë analizuar se çfarë “lexohet mes rreshtave” për Liam Hemsworth.

Disa të tjerë pretendojnë se vendi ku këngëtarja ka xhiruar videoklipin e “Flowers” është shtëpia ku dyshohet se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar.

Disa kujtuan edhe një situatë nga tapeti i kuq, kur gazetarët i kërkuan Hemsworth dhe Cyrus të kërcejnë. Ndërsa Miley e pranoi menjëherë sfidën dhe u përpoq të kërcente me të shoqin, ai tha: “Nuk do ta bëjmë këtë. Jo në tapetin e kuq”. Tani, shumë përdorues të rrjetit kanë njohur ngjashmërinë midis koreografisë në videon e re dhe kërcimit që shfaqi Miley në atë kohë.

Shakira nga ana tjetër ishte shumë më e drejtpërdrejtë dhe e ashpër në këngën e saj “hakmarrëse” kushtuar ish-partnerit të saj, futbollistit Gerard Pique.

Këngëtarja ngacmoi të dashurën e re të Pique, Clara K Marta, 23 vjeç duke thënë në një varg se ajo “vlen sa dy 22-vjeçare”. Kujtojmë se Shakira është 45 vjeç.

Ajo gjithashtu i tha ndër rreshta se “po linte një Ferrari për një Twingo” dhe një “Rolex për një Casio”.

Pavarësisht arsyeve për të cilat yjet e estradës vendosën të regjistrojnë këngë të tilla, vlen të theksohet se është e vërtetuar shkencërisht se shprehja e emocioneve përmes artit është shëruese.

Justin Timberlake, “Cry Me a River”

Justin Timberlake publikoi hitin e madh “Cry Me a River” në vitin 2002, i cili i kushtohet ish të dashurës së tij Britney Spears.

Taylor Swift “All Too Well”

Mbretëresha e këngëve të ndarjes ka këngë, që publiku i lidh me një nga ish-partnerët e saj, pothuajse në çdo album.

Më së shumti thashetheme u bënë për “All Too Well”, këngë që sipas shumëkujt ia dedikoi ish të dashurit të saj Jake Gyllenhaal.

Besohet se pikërisht për këtë ka zgjedhur një aktor dhe një aktore me diferencë të madhe moshe për videon.

Justin Bieber “Love Yourself”

Shumë fansa të muzikës së Justin Bieber besojnë se këngën e tij “Love Yourself” ia ka kushtuar ish-partneres Selena Gomez.

Dyshimet janë ngritur nga tatuazhi që Gomez mban në qafë, ku në arabisht janë shkruar fjalët “Duaj veten së pari”.

Bieber pranoi në një intervistë se i gjithë albumi “Purpose” ishte frymëzuar nga Selena.

Selena Gomez, “Lose You to Love Me”

Dhe Gomez ka pasur shumë këngë që i janë dedikuar Bieber gjatë lidhjes së tyre 7-vjeçare, disa prej tyre janë “Same Old Love” dhe “It Ain’t Me”, por kënga për ndarjen e tyre është padyshim “Lose You to Love Me” e vitit 2019.

Fansat e saj e interpretuan si një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj “Love Yourself”, veçanërisht pasi Bieber filloi të takonte tashmë gruan e tij Hailey Baldëin dy muaj pas ndarjes me Selenën.

Ariana Grande, “Thank u, Next”

Para Miley-t dhe Shakirës, ​​ndoshta kënga më e famshme e pop-it që foli hapur për ndarjen ishte “Thank u, Next” nga Ariana Grande, në të cilën këngëtarja “thirri” me emër dhe mbiemër shumë nga ish-ët e saj.

Exit mobile version