Yll Limani e Noizy sjellin bashkëpunimin me titull “Alkool”

Yll Limani dhe Noizy kanë publikuar bashkëpunimin e tyre me titull “Alkool”.

Marketing

Dy prej artistëve më të dashur në industrinë e muzikës shqiptare kanë bashkuar forcat në një projekt të ri.

I paralajmëruar ditë më parë, “Alkool” është publikuar sot nga ora 18:00 në të gjitha platformat digjitale.

Ndryshe, Yll Limani po vazhdon të shijojë sukseset e projekteve të suksesshme nga vitet e fundit me koncerte të ndryshme në Kosovë, Shqipëri, shtete të ndryshme evropiane e së fundmi edhe në SHBA.

“Alkool” është projekti i tij më i ri i publikuar pas suksesit të madh me këngën e kaluar “9”.