Yll Limani thotë se ka lajme të mira për fansat

Këngëtari i dashur për publikun ka paralajmëruar se së shpejti ka lajme të mira.

Marketing

Këngëtari i njohur, Yll Limani, është tejet i dashur për fansat e tij, sepse këngët e tij përçojnë emocion mjaft të veçantë te ta.

Ai është aktiv në rrjete sociale, ku shpërndan më të rejat nga jeta e tij profesionale apo e përditshme.

Së fundi ai ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shihej i veshur plot stil me ngjyra të hapura shkroi se diçka po vjen së shpejti.

“Lajme t’mira”, shkroi Ylli në mbishkrimin e fotografive në të cilat shfaqet mjaft i buzëqeshur.

Marketing