Ylli i Cityt i jep dritën e gjelbër kalimit te Juventusi

Mesfushori i Manchester Cityt, Kalvin Phillips ka rënë dakord që t’i bashkohet Juventusit në janar.

Marketing

Phillips pritet të largohet nga kampioni evropian këtë merkato dimërore, pasi që nuk është më në planet e Pep Guardiolas, raporton KosovaPress.

Mesfushori anglez zgjodhi mos të largohej nga City gjatë kësaj vere, pavarësisht se ishte paralajmëruar për rolin e tij në skuadër, por tani është i gatshëm për një aventurë të re.

Drejtorët sportivë të Juventusit, Cristiano Giuntoli dhe Giovanni Manna udhëtuan drejt Londrës këtë vikend dhe u takuan me përfaqësuesit e Stellar Group, agjencia që e përfaqëson Phillips. Aty, dy palët diskutuan idenë e një huazimi gjashtë mujor te Juventusi për mesfushorin.

“Gazzetta dello Sport” ka detajuar se si Phillips ka rënë dakord që ta bëjë lëvizjen te Juventusi në janar, duke e lejuar klubin për të nisur seriozisht punën për të arritur marrëveshje me Manchester Cityn.

Phillips fiton pesë milionë euro neto në sezon, kështu që Juvnetusi është duke e konsideruar nëse është vendim i duhur që të paguajë gjysmën e asaj shume për ta pasur anglezin për pjesën e dytë të sezonit.