Kroacia nuk do të mund të llogaris në Lovre Kalinic në Botërorin që nis pas pak ditësh. Kapiteni i Hajdukut ka pësuar lëndim të rëndë në ndeshjen e djeshme ndaj Lokomotiva Zagrebit.
Portieri 32 vjeçar ka këputur ligamentet dhe do të jetë jashtë fushave së paku për 6 muaj.
Kalinic ishte përballur me një situatë të ngjashme edhe para Botërorit të vitit 2014 kur trajner ishte Niko Kovaq.
Gjatë stërvitjes portieri kroat kishte lënduar bërrylin dhe kishte humbur Botërorin.