Ish- kryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka komentuar personalitetin e Kurtit, derisa ka vlerësuar se është i vështirë bashkëpunimi me të.
Sipas tij, Kurti e sheh vetën si shumë të rëndësishëm në politikë.
Tutje ai thotë se aktivistët e kësaj partie e mbivlerësojnë Kurtin sepse mënyra më e mirë e tyre është investimi i tyre në Kurtin për ti fituar zgjedhjet.
“Është e vështirë me bashkëpunu në formë të partneritetit, historikisht e sheh vetën si njeri shumë të rëndësishme në politikë, e sheh vetën si një, si dikush që e ka porosinë kryesore, si pejgamerë. Shihet që ka një mbivlerësim nga aktivistët, sepse mënyra më e mirë me i fitu zgjedhjet është me investu në të”, tha ai .