Ballina Sport Young Boys në ‘frymën e fundit’ triumfon ndaj Man Unitedit

Young Boys në ‘frymën e fundit’ triumfon ndaj Man Unitedit

Manchester United ka pësuar humbje në udhëtim te Young Boys.

Marketing

“Djajtë e Kuq” zhvilluan jo paraqitje shumë të mirë, me ndeshjen që u mbyll me rezultat 2 – 1, shkruan lajmi.net.

Pas një super asistimi të Bruno Fernandes, Cristiano Ronaldo zhbllokoi rezultatin nga afërsia (13′).

Gjërat për Man United u vështirësuan kur Aaron Wan-Bissaka u ndëshkua direkt me të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme te një lojtar i Young Boys (35′).

Edhe pse mendohej që Man United do e dominonte lojën, pavarësisht që ishin me një lojtar më pak, ashtu nuk doli, ngase skuadra zvicerane ishte superiore në pjesën e dytë.

Young Boys ndërtoi aksione gjatë tërë kohës dhe gjeti golin përmes Nicolas Ngamaleu, që u asistua nga Hefti (66′).

Derisa mendohej se ndeshja do mbyllej me rezultat 1 – 1, në minutat e fundit Jordan Siebatcheu arriti të realizoi pas një gabimi trashanik të Jesse Lingard (90+2).

Kësisoj, Young Boys është lider me tre pikë, derisa Man United renditët në fund pa pikë.

Exit mobile version