Kryeministri Zoran Zaev deklaron se viti 2021 është vit i një restarti apo riparimi të ekonomisë së vendit. Sipas tij stabiliteti dhe rritja e ekonomisë do të zhvillohet mbi katër shtylla.
“E para riparimi i ekonomisë nga Covid-kriza, e dyta rritje ekonomi stabile, e treta përforcimi i konkurrencës në sektorin privat dhe e katërta zhvillimi i resurseve njerëzore dhe mundësive të barabarta, prej ku do të fillojë stabiliteti i makroekonomisë dhe përshpejtimi i rritjes së ekonomisë.” – deklaroi kryeministri Zaev.