“Alternativa” e Afrim Gashit dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit janë të pajtimit që të vazhdojë procesi i gjetjes së kandidatit të përbashkët për president të shtetit. Këtë sonte e deklaroi kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në Klubin e deputetëve, pas takimeve me liderët e këtyre dy partive politike.
“Takimi i sotëm me Afrim Gashin dha fryt sepse besojmë se kjo është në dobi të qytetarëve. Presidenti i ardhshëm do të jetë i njëjtë para të gjithë qytetarëve, do të jetë president i cili do t’iu shërbejë njëjtë të gjithëve. Besoj se që nga vetë fillimi i analizës, bërja e përzgjedhjeve dhe zgjedhja e kandidatit para të cilit do të qëndronin të gjithë, përfaqësuesit e qytetarëve përmes subjekteve politike të cilat i udhëheqim do të jap rezultat”, tha Zaev.
Tha se Thaçi, gjithashtu, ka dhënë dritë jeshile që t’i vazhdojmë proceset me përpjekje që të gjithë së bashku të gjejmë kandidat të përbashkët. Paralajmëroi se të gjitha hulumtimet dhe analizat të cilat i kanë bërë do t’i ndajnë.
“Disa nga partitë kanë edhe analiza të tyre që të mundemi deri në fund të javës të përfundojmë se a ekziston te të gjitha partitë ose te një pjesë e partive ambient për ndërtimin e një koncepti për kandidat të përbashkët për president para të cilit do të qëndrojmë të gjithë.
Nëse kemi sukses në këtë proces, unë shpresoj se edhe partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët, me të cilën nesër do të kemi takim, ndërsa të enjten me Besën e Bilall Kasamit, shpresoj se ka shanse që pozitivisht të deklarohen për këtë punë, gjithsesi do ta respektojmë secilin deklarim të tyre do të ishte logjike në fillim të javës së ardhshme të fillojmë rreth disa emrave të caktuar, të emërimit nga të gjitha partitë njëjtë”, tha Zaev.
LSDM-ja javën e ardhshme do t’i shqyrtojë të gjitha analizat dhe anketat, për, siç tha, “të fitojmë informacione kthyese nga të gjitha partitë politike që të mund të sjellim vendimin tonë për kandidatin para të cilit do të qëndrojmë si subjekt politik, por edhe si partitë politike gjithëpërfshirëse”.
“Mbetem optimist se kjo është mënyra e vërtetë e veprimit në këtë proces serioz siç është zgjedhja e presidentit të shtetit. Besoj se ky proces do të jetë një cilësi e re në jetën gjithëpërfshirëse të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por do të jetë edhe ndihmë e madhe për periudhën dhe proceset të cilat i kemi përpara nesh”, tha Zaev.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Zaev tha se nuk ekziston kufizim i madh i kandidatit partiak dhe mbipartiak, ndërsa shumica e partive politike deklarohen për personalitetet e tyre, por këto janë vetëm mendime të liderëve të partive. Të gjitha ata, përfshirë edhe ne, siç tha, do të kthehemi në organet dhe trupat e partive politike ku me analiza të thella me përgjegjësinë se si qytetarët na dërgojnë porosi përmes anketave të cilat i kemi bërë do të nënkuptojë edhe procesi i formimit të mendimit.
Shtoi se deri më tani ka biseduar me 22-23 partnerë koalicioni. Zaev tha se të gjithë e shohin kandidatin se me të vërtetë do të mbështetet nga shumica e qytetarëve, të ketë mbështetje të njëjtë nga të gjitha bashkësitë etnike edhe sipas strukturës sociale dhe të moshës dhe në përgjithësi të ketë mbështetjen edhe të të rinjve, të më të rriturve dhe të gjeneratës së vjetër.
“Ende është herët që të themi emra. Mua më vjen mirë që një pjesë e kandidatëve janë gjithsesi edhe nga LSDM-ja, kanë përgjegjësinë për një koncept të tillë, por edhe për ndërtimin e unitetit. Shpresoj se procesi i qasjes sipas kandidatit të përbashkët do të japë fryt i cili do të jetë në interes të të gjithë qytetarëve dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Zaev.
I pyetur se a do të pranonin kandidat i cili nuk është nga LSDM-ja, Zaevi u përgjigj se secili emër është i vlefshëm për shqyrtim, nëse ka ambiciet e tij, dhe pranohet.
“Për këtë është shumë herët që të themi se kush rangohet i pari, e kush i dyti… Është me rëndësi që ka ambient për punë. Për mua ky është hap serioz, ndërsa hapi i dytë është që të shohim se kush është ai personalitet. Ekziston personalitet i tillë i cili do të na bashkonte. Ky është proces serioz, mund edhe të mos ketë sukses. Por, unë besoj se nëse bëjmë përpjekje për shtetin dhe qytetarët mund të kemi proces të suksesshëm”, tha Zaev.