Zaev: Ballkani po u mban leksion vendeve perëndimore

Kryeministri Zoran Zaev pas dorëzimit të ftesës për në NATO deklaroi se është i bindur se qytetarët do ta pranojnë Marrëveshjen me Greqinë në referendum dhe se kjo Marrëveshje do t’i inkurajojë edhe fqinjët të cilët ende kanë konteste të hapura.

Marketing

“Shpresojmë se zgjidhja me Greqinë do t’i inkurajojë Prishtinën dhe Beogradin që të vazhdojnë me dialogun që të gjejnë zgjidhje. Nuk e kishim lehtë as ne, e as Cipras. Do të ishte më lehtë që të zgjidhej më parë”, tha Zaev dhe shtoi se Ballkani më nuk është fuçi baruti, ka sjellje evropiane, u mban leksione vendeve perëndimore.

“Do ta kemi ndihmë të madhe sepse mësuam nga e kaluara dhe do të kontribuojmë drejt një Evrope të reformuar dhe të bashkuar”, tha kryeministri.

Meritën për ftesën në NATO, Zaev ua përshkruan edhe të gjithë partive politike dhe qeverive paraprake të Republikës së Maqedonisë. Për të, marrëveshja me Greqinë shumë shpejt do të tregojë rezultate konkrete për qytetarët nga të dyja anët e kufirit.

“Për disa muaj tanimë qytetarët do të ndjejnë se marrëveshja sjellë vetëm të mirë dhe jam i bindur se do të rritet numri i deputetëve të cilët do ta mbështesin marrëveshjen”, u përgjigj Zaev në pyetjen se nëse druan nga ajo se Athina të mos e përmbushë pjesën e saj të obligimit në qoftë se nuk është i suksesshëm referendumi në Maqedoni.

I pyetur për involvim të mundur rus në fushatën e referendumit, Zaev përkujtoi se shumica e madhe e qytetarëve u prononcuan për anëtarësim në NATO dhe BE dhe kërkoi që të mos ketë involvim joparimore në fushatë muajve të ardhshëm.
“Gjithsesi kemi mësuar nga fqinjët nga e kaluara”, tha Zaev duke aluduar në puçin rus në Mal të Zi para hyrjes në NATO.

“Ne do të sigurojmë gjithçka që është në fuqinë tonë që qytetarët lirshëm të dalin dhe të japin votë për ardhshmërinë e Maqedonisë”, deklaroi kryetari i Qeverisë.
NATO para disa ditëve informoi se është e gatshme të ndihmojë, në qoftë se Qeveria këtë e kërkon, t’i japë ndihmë logjistike vendit që të pengojë lajme të rrejshme dhe dezinformata gjatë fushatës. Kryeministri nuk saktësoi se nëse Maqedonia ka kërkuar ndihmë dhe nëse ka plan konkret për ballafaqim me fushatë eventuale ruse të dezinformatave në vend në virgjilje të referendumit.

Zaev shprehu keqardhje që presidenti i shtetit nuk i ka uruar Qeverisë për ftesën për në NATO.
“Për fat të keq, nuk morëm mesazh nga presidenti, e lëshoi mundësinë që të tregojë guxim dhe të vazhdojë në dhënien e shansit qytetarëve”, porositi kryetari i Qeverisë së Maqedonisë.

I pyetur për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Zaev theksoi se Maqedonia ka traditë të zgjidhjes së çështjeve së bashku me opozitën.

“Ekzistojnë zgjidhje ligjore, Maqedonia ka traditë që pushteti dhe opozita së bashku të zgjidhin çështje, në KSHZ-në e re kryetari do të jetë nga partia më e madhe opozitare, në mënyrë plotësuese një tjetër parti opozitare jep edhe një anëtar, opozita është përfaqësuar me kryetarin dhe dy anëtarë, ndërsa Qeveria me tre anëtarë dhe një për partnerin e koalicionit, do të thotë katër, qeveria ka shumicë, ndërsa opozita ka kryetar”, shpjegoi kryeministri.
Ai përkujtoi se të shtunën Qeveria organizon kremtime në 15 qytete në Maqedoni dhe u bëri thirrje qytetarëve që të gëzohen.

“Uroni, gëzuar për shumë shekuj ky sukses historik i Maqedonisë, fitore e qytetarëve të Maqedonisë. NATO vendosi të na dorëzojë ftesën që të jemi anëtarja e 30-të e Aleancës, aleat i vendeve më të fuqishme në botë”, deklaroi kryeministri Zaev pas dorëzimit të ftesës për në NATO.