Ballina Aktuale Zaev: Bëj thirrje për përgjegjësi urgjente nga secili që ka bërë nepotizëm

Zaev: Bëj thirrje për përgjegjësi urgjente nga secili që ka bërë nepotizëm

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e sontme në qendër të Prilepit bëri thirrje për përgjegjësi politike dhe profesionale nga secili që ka bërë nepotizëm dhe ka mohuar të drejtën e qytetarëve.

Marketing

Vetëm ashtu, theksoi, do ta rregullojmë shtetin dhe kursesi në mënyrë tjetër.

“Ja sot vendimet, drejtpërdrejt urdhëroj të gjithë, menjëherë të tërhiqen nga vendet e punës ku janë. Vetëm ashtu do të funksionojë sistemi. Komisioni shtetëror për antikorrupsion është institucion i pavarur dhe pres t’i kumtojë rezultatet që i paralajmëroi edhe për palën tjetër sepse ata ishin shembulli për nepotizëm në shtet dhe tërë punësimin partiak, por edhe farefisnor. Pres edhe për palën tjetër”, shtoi Zaev.

Marketing
Exit mobile version