Zaev: Bisedimet me VMRO-në për PSP-në nuk kanë dështuar

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se bisedimet me VMRO-DPMNE-në për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Statusin e ardhshëm të PSP-së nuk kanë dështuar.

Marketing

Ai vlerëson se nëpërmjet bisedimeve mund të arrihet deri tek një marrëveshjes e cila do të jetë e pranueshme për të gjithë dhe se deri në fund të muajit mund të përfundoj edhe kjo çështje. Nga sot, siç paralajmëroi, fillojnë bisedimet edhe me partitë më të vogla politike dhe grupet parlamentare më të vogla.

“Ky është një nga ligjet më të rëndësishëm në gjyqësor. Ministria për drejtësi sot fillon bisedimet me partitë politike dhe grupet parlamentare më të vogla. Nuk besoj se kanë dështuar bisedimet edhe me partinë më të madhe VMRO-DPMNE. Mendoj se ka kohë dhe kuvendi të thërret seancë në prill. Nuk kisha dashur që kjo temë të keqpërdoret në fushatë. Do të ishte mirë që ta mbyllim këtë çështje para fushatës.’, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Marketing